Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë: 19 nxënëse lëndojnë vetën, shkak sfida në tiktok

Drejtoresha e Arsimit në Gjakovë, Eranda Kumnova- Baçi ka thënë se janë bërë 19 raste ku dyshohet që janë vet-lënduar nga një sfidë e përhapur në rrjetin social “Tiktok”.

Kumnova-Baçi tha se edhe pesë raste të tjera janë duke u gjurmuar, e që i bie 25 persona janë ndikuar nga kjo sfidë.

“Ka filluar me 13 raste, por tani kemi 19 raste të konfirmuara nga Policia e Kosovës. Ndërsa edhe 5 raste të tjera janë duke u gjurmuar nga përdorimi I kësaj sfide nga TikTok.  Këto statistika janë arritur nga gjurmimi I telefonave të vajzave”, u shpreh Drejtoresha e Arsimit në komunën e Gjakovës.

Pas informimit rreth kësaj sfide në TikTok, Drejtoresha e Arsimit njoftoi se pas informimit me Policinë e Kosovës ka filluar kontrollat në shkolla, e specifikisht në duart e nxënësve, ku rezultuan se ka raste edhe nga muaji janar e shkurt.

“Fundjavën e kaluar kam pranuar një thirrje. Nga dita e hënë kam urdhëruar të kontrollohet secili nxënës, në duar.  Të hënën në mëngjes kemi informuar Policinë e Kosovës. Ka filluar kontrollimi, nga dita e pare ka pasur tri raste. Sot ka 19 raste. Që d.m.th kemi raste qëka filluar nga muaji janar dhe shkurt, por edhe në shtator. Kjo sfidë fillon me një, dy ose tre prerje. Shqetësimi është qëka filluar dhe vazhdimësi e bëjnë. Vazhdimësi ka ardhur deri në 30 e tutje prerje në trup”, tha Drejtoresha.

Ajo tha se katër raste janë nga shkolla e mesme të larta dhe janë të përfshira vetëm vajzat.


Lajmi perditsim

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika