Drejtoresha e SHISH, Vlora Hyseni takohet me Drejtoreshën e Inteligjencës kombëtare amerikane

Shefja e SHISH-it, Vlora Hyseni është takuar me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare amerikane, Avril Haines. Hyseni e Haines kanë diskutuar për bashkëpunimin bilateral intelegjent dhe sigurinë

Shefja e Shërbimit Intelegjent të Shqipërisë (SHISH), Vlora Hyseni është takuar me drejtoreshën e Inteligjencës Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Avril Haines.

Takimi mes Hysenit dhe Haines është realizuar në Uashington në fund të muajit janar.

Në këtë takim sipas njoftimit të SHISH thuhet se është theksuar partneriteti i jashtëzakonshëm mes SHBA-ve dhe Shqipërisë, gjithashtu, thuhet se është diskutuar edhe për sfidat e përbashkëta të inteligjencës dhe sigurisë.

Gjatë kësaj vizite në SHBA, drejtoresha Hyseni ka realizuar disa takime të rëndësishme me zyrtarë të lartë në fushën e inteligjencës dhe sigurisë së SHBA-ve.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika