Drejtoresha e spitalit në Mitrovicë: Asnjë polic nuk ka kërkuar ndihmë mjekësore

Asnjë zyrtar i Policisë së Kosovës nuk ka kërkuar ndihmë dhe këtë të fundit e ka konfirmuar për RTV Dukagjini, drejtoresha e spitalit në Mitrovicë

Tre persona janë lënduar në një aksident komunikacioni në Jarinjë, raporton RTV Dukagjini.

Drejtoresha e spitalit të Mitrovicës, Luljeta Zhubi ka thënë se të aksidentuarit janë në gjendje stabile dhe si rrjedhojë, janë liruar për në shtëpi.

“Në spitalin tonë kanë kërkuar ndihmë 3 persona të lënduar afër Jarinjës. Lëndimet kanë qenë të lehta dhe janë trajtuar dhe liruar në shtëpi ngase gjendja ka qenë stabile”, ka thënë drejtoresha Zhubi për RTV Dukagjini duke theksuar se aksidenti në fjalë ishte aksident në komunikacion.

Ndër të tjera, lidhur me raportimet për policë të lënduar, Zhubi ka thënë se askush tjetër përpos tre personave të aksidentuar nuk ka kërkuar ndihmë.

“Aty nuk dimë, këtu nuk ka kërkuar askush tjetër ndihmë”, ka thënë ajo për RTV Dukagjini.

 

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika