Drejtoresha Lushaku-Sadriu i ndalon në shkollat e Prishtinës doracakët e Edukatës Seksuale: E paprecedentë si po e trajton ky pushtet familjen

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prishtinës, Jehona Lushaku-Sadriu, ka njoftuar se sot(e enjte) ka marrë vendim për të ndaluar përdorimin e doracakëve “Edukimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues”, për klasat nga 1-12 në të gjitha shkollat e kryeqytetit.

Ajo i ka bërë thirrje edhe komunave tjera të marrin një vendim të tillë.

“Sot kam marrë vendim për ndalimin e përdorimit të Doracakëve ‘Eduakimi Seksual dhe Shëndeti Riprodhues’  1-5, 6-9 dhe 10-12 në shkollat e Prishtinës. I bëjmë thirrje të gjitha komunave të marrin hapa dhe të ndalojnë përdorimin e këtyre materialeve në shkollat e tyre!”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.

Lushaku ka thënë se është e paprecedentë “se si pushteti po e keqtrajton familjen kosovare”.

“Është e paprecedentë, se si ky pushtet po keqtrajton familjen kosovare. Është skandaloze se si Ministrja në pushtet në krye të të vetmit institucion përgjegjës për tekstet mësimore ka aprovuar dhe ka promovuar material me përmbajtje perverse”, ka shkruar ajo.

Lushaku-Sadriu ka shtuar se përmbajtja në këta doracakë është e dëmshme dhe abuzuese me fëmijët.

“Këto tekste në vend se të plasonin njohuri e diskutim bazik për edukimin seksual, kanë paraparë aktivitete në praktikë- prekje me fëmijë nën moshën adekuate. Kjo përmbajtje është jo vetëm e dëmshme, por edhe abuzuese me fëmijët”, ka thënë ajo.

Në fund, Lushaku-Sadriu ka thënë se LDK do ta rikthejë dinjitetin e mësimdhënësve dhe institucionit arsimor.

“Me LDK-në në pushtet do të kthejmë dinjitetin e mësimdhënësve dhe vet institucionit arsimor. Një vend ku fëmijët tanë do të jenë të sigurtë dhe do të kenë mundësi  të zhvillohen e marrin dije. Si LDK do të sigurohemi të kemi profesionistë të aftë që kontrollojnë cilësinë e materialeve shkollore  që aprovohen nga MASHT. Abuzimi me tekste, dëshmon abuzim me pushtetin; abuzim me familjen dhe fëmijët!”, ka shkruar ajo.

Shija e redaktorit

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Stane Gashi, nëna e UÇK-së

Nue Gashi dhe heroina, gruaja Stane Gashi, kishin 11 fëmijë, 3 vajza e 8 djemë. 3 prej djemve luftuan me armë në duar nën...

Të fundit nga rubrika