Drejtori i Doganës i Malit të Zi arrestohet për kontrabandë me cigare

Është arrestuar Drejtori i Doganës i Malit të Zi, nën dyshimin se është përfshirë në një kontrabandim me cigare

Drejtori i Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq

Drejtori i Administratës së të Ardhurave dhe Doganës në Mal të Zi, Rade Millosheviq, është arrestuar pasi dyshohet se ka marrë pjesë në organizimin e një zinxhiri, që ka kontrabanduar një pjesë të cigareve që u konfiskuan këtë verë në Zonën e Lirë Doganore në Portin e Barit.

Arrestimi i Drejtorit, Rade Millosheviq, ka ndodhur të shtunën e një tetorit me urdhërin e Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit.

Bazuar në të dhënat britanike, mbi 2 miliardë tonë cigare kontrabandohen çdo vit në Portin e Barit. Këtë verë, Policia kishte arritur të realizonte tri aksione të konfiskimit. Ndërsa, javën e dytë të qershorit, u konfiskuan cigare në vlerë prej 3.5 milionë eurosh, përkatësisht më 12 qershor.

Ndërkaq, dy ditë më vonë u konfiskuan 1.2 milionë euro cigare kurse në mesin e majit u konfiskua duhan në vlerë prej dhjetëra miliona eurosh, kishte thënë kryeministri i atëhershëm, Dritan Abazoviq.

Mirëpo, Millosheviq nuk ishte i vetmi i arrestuar në kaudër të operacionit. Krahas tij, u arrestuan edhe persona të tjerë në Nikshiq dhe Podgoricë, në operacionin e Departamentit të Policisë Speciale, operacion ky i cili u krye në kuadër të urdhërit të Zyrës së Prokurorit të Posaçëm të Shtetit dhe të Agjencisë për Siguri Kombëtare, transmeton REL.

Të dyshuarit janë arrestuar mbi dyshimet se ata kanë marrë pjesë në kontrabandimin e duhanit të konfiskuar, i cilin dyshohej se ishte djegur në disa furra në dy fabrika në Mal të Zi.

Më 30 shtator, në ngjarjen ku u dogjën cigarete, aty ku kishte marrë pjesë edhe kryeministri Abazoviq dhe Millosheviq, i cili kishte deklaruar se shkatërrimi i cigareve i kryer nga Administrata e të Ardhurave dhe Doganës, paraqet një goditje të madhe për grupet kriminale të përfshira në kontrabandimin e cigareve.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika