Drejtori i Inteligjencës finlandeze në Kosovë, diskuton për sigurinë me komandantin e KFOR-it

Drejtori i Inteligjencës së Mbrojtjes Finlandeze, Pekaa Turunen, ka vizituar Kosovën të hënën, ku me komandantin e KFOR-it, gjeneral Enrico Barduani, kanë diskutuar për situatën aktuale në rajon.

KFOR-i përmes një postimi në Facebook se Turunen foli për dialogun Kosovë-Serbi, duke thënë se mbështet atë “i ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian”.

“Gjatë takimit, gjeneralmajor Barduani ndau qëndrimet e tij për situatën aktuale të sigurisë në tërë rajonin dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, si dhe në mbështetje të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian mes Prishtinës e Beogradit”, thuhet në njoftim.

KFOR-i ka përsëritur thirrjen se punon ngushtë me EULEX-in dhe Policinë e Kosovës për ofrim të sigurisë dhe lirisë së lëvizjes “në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”.

Shija e redaktorit

Osmani konfirmon njohjen nga Kenia

Republika e Kenias është bërë shteti i 118-të që ka njohur zyrtarisht pavarësinë dhe sovranitetin e Republikës së Kosovës, përmes një vendimi të firmosur...

Nga shtatë shkolla të premtuara në kryeqytet, në shtator hapen...

Ka kohë që është premtuar e as shtatori i këtij viti, nuk do t’i gjejë banorët e lagjes “Sofalia” me një shkollë të re. E...

Plenkoviq: S’pyesim as Serbinë, as NATO-n për marrëveshje me Kosovën...

Kryeministri i Kroacisë, Andrej Plenkoviq, ka deklaruar se marrëveshja e fundit ushtarake mes Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës nuk kërkon miratimin e Serbisë apo NATO-s,...

Të fundit nga rubrika