Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë: Rasti për foshnjën e lindur pa shenja jete, është raportuar gabim

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, ka deklaruar se janë gabim raportimet se kinse janë ndërruar foshnjat në Klinikën Obstetrike Gjinekologjike, pasi nuk ka pasur ndërrim të foshnjës

Foto ilustrim





Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë rreth orës 22:00 në Klinikën Gjinekologjike Obstetrike në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ku një foshnjë ka lindur pa shenja jete.

Bashkëshorti i gruas që kishte lindur fëmijën, është njoftuar menjëherë pas operimit se foshnja ka lindur mirë, më pas i është thënë se nuk ka mbijetuar, dhe ai ka paraqitur rastin në Polici, ku ka ngritur dyshimet për trajtim të pandërgjegjshëm, ndaj klinikës ku është realizuar lindja.

Kjo sepse ai kishte dyshuar se fëmija i tij është ndërruar me një ndonjë foshnjë tjetër, ose se ka ndodhur diçka e dyshimtë gjatë dhe pas lindjes.

Ndërsa, zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka bërë të ditur për RTV Dukagjini se me autorizimin e prokurorit të shtetit, policia ka iniciuar një hetim në drejtim të veprës penale “Trajtim i pandërgjegjshëm mjekësor”.

Drejtori i Klinikës së Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj, për RTV Dukagjinin ka deklaruar se rasti është raportuar gabim nga infermierja, dhe se nuk ka pasur ndërrim të foshnjës.

“Rasti nuk është ashtu siç është raportuar. Nuk ka pasur ndërrim të foshnjës, vetëm informata është dhënë gabimisht nga infermierja. Madje, infermierja nuk është as e Gjinekologjisë, por infermiere e Neonatologjisë. Ajo e ka ngatërruar prindin, foshnja e të cilit ka ndërruar jetë. Pra informatën në vend se t’ia japë se i ka ndërruar jetë foshnja, ajo e ka bërë të kundërtën. E them me kompetencë, për shkak se në Gjinekologji të gjitha rastet i kontrollojmë disa herë”, ka deklaruar Ndrejaj.

Po ashtu, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, policia në koordinim të plotë me prokurorin e shtetit po heton të gjitha rrethanat që karakterizojnë ngjarjen me qëllim zbardhjen e plotë të tyre.

Ndërkaq, menaxhmenti i Klinikës së Neoantologjisë ka kërkuar deklaratat me shkrim nga i gjithë stafi kujdestar dhe rasti do të procedohet më tutje, sipas legjislacionit në fuqi.





Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika