Drejtori i Onkologjisë jep dorëheqje një muaj pas marrjes së detyrës

Drejtori i Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës jep dorëheqje nga pozita

Ardian Millaku ka dhënë dorëheqje nga pozita e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Për Portali D, onkologu Millaku ka thënë se pas dorëheqjes nuk ka marrë ende aprovimin nga menaxhmenti.

“Kam dhënë dorëheqje të martën, mirëpo nuk kam marrë akoma aprovim”, ka thënë Millaku, gjersa ka shtuar se arsyeja e kësaj dorëheqjeje është personale.

“Kontributi im më i madh është si mjek, jo si menaxher”, ka thënë Millaku për Portalin D, duke theksuar se kjo është arsyeja kryesore e tij.

Millaku ishte emëruar një muaj më parë në detyrën e drejtorit të Klinikës së Onkologjisë, ndërsa në vitin 2017 ai ishte emëruar si zëvendësdrejtor i Klinikës së Onkologjisë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika