Drejtori i Përgjithshëm i Policisë viziton fshatin Banjskë të Zveçanit

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit

Pamje nga vizita

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha ka vizituar fshatin Banjskë në Komunën e Zveçanit.

Në këtë vizitë, Hoxha është shoqëruar me zëvendëskomandantin e KFOR-it dhe takuan këshilltarin e EULEX-it për drejtorinë rajonale të Mitrovicës së veriut, me të cilët diskutuan rreth situatës së sigurisë.

“Gjatë vizitës në disa lokacione në fshatin Banjskë ata takuan dhe inkurajuan zyrtarët e institucioneve të sigurisë të cilët me përkushtim dhe profesionalizëm po kryejnë detyrat në mënyrë aktive në teren, me qëllim të krijimit të një sigurie më të madhe për të gjithë qytetarët pa dallim”, njofton Policia e Kosovës.

Pamje nga vizita

Hoxha është interesuar dhe rreth ofrimit të sigurisë ndaj qytetarëve nga njësitet policore dhe siguroi që Policia e Kosovës do të vazhdojë t’u ofrojë ndihmë qytetarëve sipas nevojave dhe kërkesave të tyre.

Drejtori i PK-së ka shprehur mirënjohje ndaj zyrtarëve policorë dhe i ka falënderuar për punën e tyre profesionale në menaxhimin e situatës së sigurisë dhe parandalimin e aktiviteteve kriminale dhe terroriste.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika