Drejtori i PK-së viziton tre policët, i inkurajon ata për besimin e treguar gjatë periudhës së rrëmbimit

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka vizituar tre policët e rrëmbyer më 14 qershor nga forcat serbe dhe i ka inkurajuar, duke u shprehur mirënjohës për besimin e tyre dhe angazhimin e tyre në luftën kundër kontrabandës dhe krimeve ndër-kufitare

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, së bashku me drejtorin e Departamentit të Kufirit, Ragip Bunjaku, vizituan tre policët e Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin kidnapuar nga forcat e armatosura serbe më 14 qershor.

Në vizitën e tyre, Hoxha shprehu gëzimin e tij për lirimin e tre policëve të Policisë Kufitare të PK-së, të cilët ishin rrëmbyer nga forcat serbe në territorin e Republikës së Kosovës.

Po ashtu, Hoxha shprehu mirënjohjen e tij ndaj tyre dhe i inkurajoi ata për besimin e treguar gjatë periudhës së rrëmbimit.

Ai gjithashtu falënderoi policët për punën dhe angazhimin e tyre në luftën kundër kontrabandës dhe krimeve ndërkufitare.

Drejtori Hoxha uroi familjet e policëve të rrëmbyer, që festën e Kurban Bajramit e pritën së bashku me më të dashurit e tyre.

Në këtë vizitë, drejtori i përgjithshëm, së bashku me menaxhmentin e PK-së, ofruan mbështetjen dhe përkrahjen morale për tre policët.

Ata shpresojnë që ata të rikthehen në detyrën e tyre policore sa më shpejt dhe të vazhdojnë angazhimin e tyre në të mirë të vendit dhe qytetarëve pa dallim.

Siç ka njoftuar Policia e Kosovës nëpërmjet një komunikate, tre policët tashmë janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë kthyer te familjet e tyre, kolegët dhe institucionet e  Kosovës.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika