Drejtori i Policisë mohon akuzat, thotë se lëvizjet e policëve hetues janë bërë me kërkesën e tyre

Gjatë raportimit në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka thënë se të gjithë policët dhe eprorët, përfshirë dhe hetuesit, janë transferuar me vetë dëshirë dhe se, sipas tij, s’ka pasur presion

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, në raportimin në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes, ka mohuar akuzat duke thënë se lëvizjet e policëve hetues të njësisë së veçantë në njësi të ndryshme janë bërë vetë me kërkesën e tyre dhe, sipas tij, këto kërkesa ishin për nevojat personale të tyre, duke theksuar se të njëjtit nuk kanë pasur presion nga askush.

Hoxha ka thënë se nga njësia e veçantë e hetimeve nuk ka pasur largime apo transferime të asnjë polici apo eprori jashtë njësisë, përveç major Shemsi Haziri.

Hoxha ka thënë se major Shemsi Haziri është transferuar në kuadër të reformave që ka zbatuar ai, me qëllim të arritjes së vizionit dhe të objektivave si drejtor i Policisë së Kosovës.

“Po ashtu, në zbatim të strukturës së re organizative të Policisë së Kosovës me qëllimin e vetëm dhe legjitim për të arritur efikasitetin e punës në Policinë e Kosovës, në veçanti në fushën e hetimeve”, ka thënë Hoxha.

Në anën tjetër, kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe të Mbrojtjes në Kuvendin e Kosovës, Bekë Berisha, e ka akuzuar drejtorin e Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxhën, për emërime dhe punësime me urdhër të Qeverisë së Kosovës, duke cekur konkretisht ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçlën.

Lexo më shumë: Berisha akuzon drejtorin e Policisë për emërime e punësime me urdhër të Qeverisë

Berisha ka theksuar se emërimet e reja në pozitat udhëheqëse janë kryer kryesisht me persona të lidhur ngushtë me pushtetin dhe me prejardhje nga një qyteti i ministrit Sveçla.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika