Drejtori i Policisë: Nuk më ka pëlqyer mënyra se si janë arrestuar 50-të policët

Drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti,  në raportimin e Komisionit për Siguri, ka thënë se nuk i ka pëlqyer mënyra se si janë arrestuar  pesëdhjetë zyrtarët policor. Ai ka theksuar se, është dashur të ruhet privatësia e tyre, dhe se sipas tij në këtë pjesë është dashur të ketë kujdes.

Në lidhje me këtë çështe, deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, i ka drejtuar pyetje Drejtorit të Policisë, se pse nuk janë hetuar secili zyrtarë policorë veç e veç.

Arrestimin e tyre Berisha e ka quajtur skandaloz, duke thënë se në mesin e tyre ka pasur edhe zyrtarë të pafajshëm.

“Ndër ta nuk janë të gjithë të korruptuar, sistemi jonë i ka trajtu të gjithë bashkë pa dallime. Kam dëshirë ta di, kush e ka nisur këtë operacion, a ka pas argumente, si arrestohen 50 policë? Sistemi jonë i ka trajtuar të gjithë njëjtë. Pse të trajtohen njëjtë? Pse të mos bëhen hetimet veças?”, ka pyetur Berisha.

Mehmeti është përgjigjur se, për këtë cështje nuk është kompetent për të folur. Sipas tij, të gjitha veprimet janë bërë prej Inspektoratit të Policisë së Kosovës (IPK).

“Policia nuk bën hetime për policë, nuk ka të drerjtë të përzihet. Këto janë bërë prej Ipk-së. Për çka janë arrestu e din prokuori jo ne, nuk e kanë obligim të na tregojnë neve. Unë di diçka, se jam pak i informuar, por, nuk mundem të flas, se a e kanë zënë dikë duke kaluar drogë, apo para, unë nuk mund të ju them. Ne mundemi të ju garantojmë se të gjitha informatat ia kemi dorëzuar Ipk-së, pjesën tjetër e ka kryer Ipk-ja me prokuorinë”.

Të arrestuarit dyshohen se kishin marrë pjesë në qindra aktivitete të marrjes së ryshfetit në pikat kufitare të Qafë Prushit dhe Qafë Morinës, që lidhin Kosovën dhe Shqipërinë.

Të arrestuarit janë 48 policë dhe 2 zyrtarë doganorë.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika