Drejtori i SHKK-së: Faton Hajrizi është larguar pas orës 1 mesnatës

Drejtori i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ismal Dibrani ka thënë se Faton Hajrizi është larguar pas orës një të mesnatës së 6 korrikut të këtij viti.

Dibrani në emisionin “Debat Plus” nuk ka shpalosur detaje të tjera për mënyrën se si ka ikur apo si ka arritur që të arratisur, me arsyetimin se “janë duke u zhvilluar hetimet” nga organet kompetente, qoftë të brendshme apo dhe nga Policia e institucionet e tjera.

“Pas orës 1 të mëngjesit. Krejt çka mundemi me diskutu është se institucionet e sigurisë po hetojnë rastin. Normalisht Qendrat Korrektuese të Tipit të Hapur nuk kanë grila të shumta. Rrethoja e oborrit është pa grila. Dritaret janë pa grila. Mënyra e vendosjes së largimit të tij është çështje pas hetimeve”, deklaroi Dibrani.

Dibrani po ashtu shtoi se “jemi në procedura hetimore se ku po qëndron përgjegjësia”.

Ndryshe, Dibrani ka sçaruar edhe detajet se si lejohet vizita e të burgosurve në vikend tek familja nga paneli që kryeson nga Zyrtari për Punë Sociale, Siguri, Udhëheqësi i Pavijonit, e pastaj tek zëvendësdrejtori i Burgut.

“Lejimin për vizitë në familje është I autoritetit të drejtorit të burgut, pas vlerësimit nga zyrtarët  për Punë Sociale, nga zyrtari për Siguri, nga udhëheqësi I pavijonit, nga udhëheqësi për programin ndërhetime, që udhëheqet nga Zëvendësdrejtori I Burgut. Ky panel I rekomandon drejtorit të Institucionit, I cili vendos për të liruar në vikend me familje. Në Qendrën e Paraburgimit në Smrekronicë dhe në tippet e hapura kemi të burgosur që janë të angazhuar në punë jashtë institucioneve korrektuese. Ditën janë në punë e natën kthehn në vuajtje” shtoi ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika