Drejtori i SHPIK shprehet entuziast nga interesimi për “Javën e Kodimit” nga shkollat e Kosovës

Drejtori Ekzekutiv i SHPIK, Bekim Kasumi, ka ndarë detaje të organizatës së "Orës së Kodimit" në një intervistë për "Rreth e Rrotull". Nxënësit dhe mësimdhënësit në Kosovë kanë pritur mirë këtë iniciativë.

Të hënën e 13 nëntorit ka filluar aktiviteti i quajtur “Java e kodimit” në mbi 250 shkolla vullnetare të Kosovës. Ky aktivitet do të zgjasë deri të premten e 17 nëntorit.

Drejtori Ekzekutiv i SHPIK, Bekim Kasumi, tek emisioni “Rreth e Rrotull” ka shpalosur detaje nga organizimi që bëhet gjatë kësaj jave, i quajtur “Ora e Kodimit”, dhe se si është pritur nga nxënësit dhe mësimdhënësit në Kosovë.

Ai është shprehur entuziast me interesimin si nga nxënësit, ashtu edhe nga mësimdhënësit dhe shkollat e vendit.

“Fëmijët, mësimdhënësit dhe gjithëpërfshirësit si palë interesi janë duke pritur në mënyrë të mrekullueshme. Kemi një entuziazëm i cili tashmë që nga 20 vite që jam kthyer në Kosovë dhe nuk e kam parë këtë deri më tani”, ka thënë Kasumi.

Ora e Kodimit është një iniciativë globale e cila i përfshin dhjetëra milionë nxënës dhe studentë anembanë botës, ku qëllimi kryesor i tij është “demostifikojë kodimin”.

Sipas Kasumit, ky aktivitet shtrihet në gjithë shkollat e Kosovës dhe përfshin nga “parashkollorët deri te klasët e 12-ta të vendit”.

Kasumi ka bërë të ditur se nga dita e parë e aktivitetit kanë qenë 250 shkolla vullnetare, pastaj numri shkoi te 300 dhe deri të premten pritet të shkojë në 400 shkolla vullnetare.

“Qëllimi kryesor është të tregojmë se kodimi mund të mësohet nga çdokush, si dhe mësimi i kodimit është ushqimi i të menduarit drejt zgjidhjes së problemeve. Nuk është qëllimi I krijimit të programerëve, por që t’ua mësojmë bazat e kodimit.
Mënyrën e dekompozimit apo zbërthimit të një problemi në probleme më të vogla, identifikimit, përshkrimin e problemit. Pastaj krijimin e algoritmave dhe krijimin e një modeli drejt zgjidhjes”, ka thënë Kasumi për emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika