Drejtori i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor në Komunën e Prizrenit, Pranverim Berisha, në mbrëmjen e së enjtes ka publikuar një fotografi në Facebook.
Por, ajo që bie në sy në këtë postim është mbishkrimi që ka vendosur Berisha nga radhët e partisë Nisma, i cili ka një sosh gabimesh drejtshkrimore.
“Paparacët te zen edhe ne zebra, por ski qa ban duhet me buzëqesh”, ka shkruar Berisha në Facebook.
Ndërsa, teksti do duhej të ishte “Paparacit të zënë edhe në zebra, por s’ke çfarë bën, duhet të buzëqeshësh”.