Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit ngrit shqetësime për gjendjen e ajrit në Obiliq

Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit në Obiliq duke u bazuar në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, si dhe ankesat e banorëve dhe raportimeve gjatë dy ditëve të fundit, ka shprehur shqetësime për gjendjen e ajrit në Obiliq.

Në njoftimin e Komunës së Obiliqit, tregohen arsyet që shkaktuan shqetësimin për ndotjen e ajrit.

“Duke u mbështetur në Ligjin për Mbrojtjen e Mjedisit, Ligjin për Zonën e Rrezikuar Mjedisore të Obiliqit Nr.05/L-044, Ligjin për Mbrojtjen e Ajrit nga Ndotja, Direktivën 2001/80/EC, si dhe Udhëzimin Administrativ mbi Rregullat dhe Normat e Shkarkimeve në Ajër nga burimet e palëvizshme të ndotjes, DMM ka shprehur shqetësime serioze për gjendjen e ajrit në Obiliq”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet se ndotja e ajrit ka arritur nivele shumë të larta në Obiliq.

“Që nga data 20.08.2024 e deri më sot, ndotja e ajrit, veçanërisht pluhuri, ka arritur nivele shumë të larta në zonën e Obiliqit, për shkak të aktiviteteve në termocentralet “Kosova A dhe B”. Për këtë arsye, Drejtoria ka shprehur shqetësimet e saj për ndotjen e ajrit”, thuhet në njoftim.

Teksa DMM kërkon që sa më parë të nxirret një raport që të njoftohet publiku për gjendjen e ajrit.

“Drejtoria për Mbrojtje të Mjedisit kërkon nga Agjencia për Mbrojtje të Mjedisit dhe KEK-u që të nxjerrin një raport të detajuar për gjendjen e krijuar nga TC A dhe TC B për datat e lartpërmendura dhe të njoftojnë publikun për gjendjen aktuale të ajrit në Obiliq”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, Drejtoria është duke monitoruar vazhdimisht situatën dhe njofton se nëse vazhdohet me tejkalimin e parametrave të lejuar, do të merren masa sipas ligjeve në fuqi.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika