Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan për një javë i konfiskon 22 patentë shoferë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan ka njoftuar se për një javë janë konfiskuar 22 patentë shoferë dhe janë shqiptuar 1508 gjoba për kundërvajtje të ndryshme në trafik

Ilustrim

Policia e Kosovës, respektivisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, ka bërë të ditur se në vazhdën e aktiviteteve javore të komunikacionit rrugor i kanë konfiskuar 22 patentë shoferë për shkak të mosrespektimit të rregullave në komunikacion.

Po ashtu, në këto aktivitete janë bërë disa hetime sa i përket shkeljeve të rregullave në komunikacion.

“Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale; Hetim i njëmbëdhjetë (11) aksidente të komunikacionit me të lënduar; Konfiskuar njëzet e dy (22) patentë shoferë; Shqiptim i nëntë (9) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave”, thuhet në njoftim.

Për një javë, Drejtoria Rajonale në Gjilan bashkë me Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të komunës së Gjilanit, i kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e tetë (1508) gjoba për kundërvajtje.

“Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 26.08.2022 – 01.09.2022 kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë komuna ku janë shqiptuar total: njëmijë e pesëqind e tetë (1508) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mosrespektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mosmbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan u ka bërë thirrje mediave dhe qytetarëve që për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë stacionin më të afërm të Policisë, apo të lajmërojnë përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë’’, përmes emailit zyrtar apo edhe në numrat kujdestarë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika