Drejtorit të Bayern Munich-ut nuk i intereson oferta e Barcelonës për Lewandowskin

Hasan Salihamidzic, i pari i klubit të futbollit të Bayren Munich-ut ka pohuar se nuk i intereson aspak oferta e Barcelonës për lojtarin, Robert Lewandowski

Robert Lewandowski

Drejtori sportiv, Hasan Salihamidzic ka bërë të ditur se, Robert Lewandowski, polaku ka edhe një vit të mbetur në kontratën e tij me Bayern Munich, i cili ka thënë se ka pritje që sulmuesi i klubit, Lewandowski të paraqitet në stërvitjen parasezonale të klubit të Bayernit gjatë muajit korrik.

Lewandowski tash e disa kohë është i kërkuar nga katalunasit, pasi që këta të fundit janë të interesuar që të përforcojnë skuadrën e tyre.

Por, Lewandowski me sa dijmë ka zgjedhur që të mos rinënshkruajë kontratën e tij me Bayernin, kontratë e cila pritet që të përfundojë në muajin qershor të vitit 2023.

Pavarësisht qasjeve që ka pasur, Robert Leëandowski në Chelsea dhe PSG, sulmuesi polak gjithmonë ka qenë “Barça”.

Barcelona ka bërë një ofertë prej 32 milionë euro për Bayernin, por gjermanët nuk u bindën nga kjo ofertë, blaugranët pritet që të kthehen me një super ofertë prej 50 milionë eurosh për sulmuesin polak.

Pyetja e cila iu bë të parit të klubit, Salihamidzic që të komentojë ofertën e Barcelonës për Lewandowskin, ai tregoi haptas që kjo as nuk i intereson fare.

“Nuk më intereson kjo, pres ta shoh Robertin në stërvitje në Sabner Strasse më 12 korrik”.

Ende nuk dihet se a do të qëndrojë me vullnetin e tij, Lewandowski në klubin e Bayern Munich-ut apo do të zgjedhë që të bashkohet me blaugranët pas përfundimit të kontratës së tij me Bayernin.

Këtë e ka bërë të ditur edhe gazetari italian, Fabrizio Romano në twitter i cili ka shkruar:

Drejtori i Bayern Salihamidzic: “Pozicioni ynë është i qartë: Roberti ka kontratë deri në verën e vitit 2023”, ka thënë Salihamidzic për Bild.

Shija e redaktorit

Laura Fazliu stoliset me medalje të bronztë në Linz Grand...

Xhudistja kosovare, Laura Fazliu, ka fituar medaljen e bronztë në Grand Prix Upper, që po mbahet në Austri. Medalistja olimpike shënoi tri fitore në...

ShSKUK: Mbi 17 mijë lindje u kryen gjatë vitit 2024

Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës (ShSKUK) ka bërë të ditur se gjatë vitit 2024 janë kryer 17 mijë e 495 lindje në...

Përurohet investimi i Dukagjinit në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në...

Fëmijët e nivelit parashkollor në shkollën “Lidhja e Prizrenit” në Pejë, kishin festë vetëm një ditë para ditës së mësimdhënësve të tyre. Atyre, iu është...

Të fundit nga rubrika