Një grua nga Drenasi, më 24 tetor të këtij viti, ishte larguar nga shtëpia dhe më 2 nëntor ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj.
Ajo ka thënë se ishte larguar nga shtëpia, duke qenë se pas një fjalosjeje me bashkëshortin e saj, ky i fundit e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpisë.
“Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.
Policia ka njoftuar se me kërkesën e saj ajo është dërguar në strehimore, dhe me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje
“Gllogoc 24.10.2023-19:30. Me datën e lartcekur, viktima femër kosovare ishte larguar nga shtëpia dhe me datën 02.11.2023 pas publikimit të fotografisë së viktimës në faqen zyrtare të Policisë, viktima ishte paraqitur në stacionin e policisë në Ferizaj. Sipas deklaratës së viktimës e njëjta ishte larguar nga shtëpia pasi që pas një fjalosje me bashkëshortin e saj i njëjti e kishte kanosur dhe kishte kërkuar që ajo të largohet prej shtëpie. Me kërkesën e viktimës , ajo është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.