Drenica pëson nga Gjilani e Ferizaj ndan pikët me Malishevën

Ekipi i Drenicës ka shënuar humbjen e radhës nga ekipi i FC Gjilanit 1:2, ndërsa në anën tjetër, Ferizaj ka ndarë pikët me ekipin e Malishevës me rezultat 1:1

Skuadra e Drenicës ka pësuar edhe humbjen e tretë në po aq ndeshje të luajtura në stinorin pranveror të Superligës së Kosovës në futboll. Pas disfatave nga Llapi e Ballkani, skuadra e Drenicës të mërkurën u mposht edhe nga Gjilani.

Në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Bajram Aliu” në Skenderaj, Gjilani triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.

Shend Kelmendi (1’) dhe Elton Cale (81’) shënuan për fitoren e parë të Gjilanit në pranverë.

Ndërkohë, golin e vetëm për Drenicën, e realizoi Besfort Berisha në fund të pjesës së parë.

Skuadra e Ferizajt ka siguruar një pikë në ndeshjen ndaj Malishevës, që i takoi xhiros së 21-të të Superligës së Kosovës në futboll. Në duelin e luajtur të mërkurën në stadiumin “Liman Gegaj”, rezultati ishte 1:1.

Ilir Mustafa (41’) e kaloi Malishevën në epërsi, ndërsa katër minuta më vonë, Ferizaj barazoi shifrat me anë të Gentrit Halilit.

Me këtë barazim, Ferizaj ngrihet në kuotën e 18 pikëve, por mbetet i fundit në tabelë. Ndërkohë, Malisheva ka tubuar 21 pikë dhe zë vendin e tetë. Drenica mbetet e parafundit në tabelë me 20 pikë të mbledhura, ndërsa Gjilani forcohet në pozitën e tretë me 32 pikë.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika