Drenicaku tregon pse organizoi marshin pro qeverisë

Albert Shabani nga qyteti i Skenderajt, tregon arsyet pse organizoi një marsh pro Qeverise, gjithashtu tregohet kritik në raport me mediat

Albert Shabani, organizator i marshit pro Qeverisë

Qytetari nga Skenderaj, Albert Shabani, i cili të dielën organizoi “marsh” në përkrahje të qeverisë, i ka treguar arsyet se pse bëri një organizim të tillë.

Sipas tij, disa sjellje të opozitës e kanë shtyrë që ta organizojë marshin në përkrahje të qeverisë.

“Në mbrojtje të qeverisë dhe për të treguar se në njërën anë jemi në përkrahje të qeverisë dhe në anën tjetër jemi të pakënaqur me qasjen destruktive të opozitës dhe të disa klaneve ose oponentëve të saj në raport me Qeverinë”, ka thënë Shabani.

Shabani thotë se tashmë është aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), derisa tregon se deri para pandemisë Covid-19 ishte përkrahës i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK).

Ai thekson se “vula” që ai ta përkrahë Albin Kurtin ishte mobilizimi i opozitës ta rrëzojë qeverinë në kohën e pandemisë.

“Më herët kam qenë përkrahës i PDK-së. Ajo që më shtyu ta përkrah Albinin është mobilizimi i Qeverisë ta rrëzojnë Qeverinë brenda natës, në kohën e pandemisë”, ka thënë ai.

Shabani është kritik edhe në raport me mediat, ku thotë se vetëm përmes rrjetit social TikTok dhe faqës së tij zyrtare në Facebook, ka arritur ta organizojë një marsh të tillë, ku sipas tij, kanë qenë diku deri në 400 pjesëmarrës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika