Ferizaj dhe Kaçaniku kanë treguar mbështetje për Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe listën me numër 137, të koalicionit AAK-Nisma Socialdemokrate-Konservatorët-E30 dhe Ideal.
Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka ndarë këtë në një postim në Facebook.
“Ferizaj e Kaqanik sonte u dëshmuan se janë rreshtuar për Listen e Fitorës, listën 137!”, ka shkruar Dreshaj në Facebook.