Gjatë ditës së premte është bërë me dije se Komisioni për Shqyrtimin e Ankesave për Regjistrimin e Bizneseve ka marrë sot vendim për refuzimin e ankesës së “Klan Kosovës. Kështu, vendimi i ARBK-së për pezullimin e certifikatës “në përputhje me ligjin”.
Këtë në emisionin “FIVE” në RTV Dukagjini e ka komentuar deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se kjo është një presion i drejtpërdrejtë ndaj mediave, “në veçanti për disiplinim të atyre të vilave kanë një opinion pak më ndryshe nga qeveria aktuale”.
Më tej, Dreshaj, duke theksuar se cilat raste dëmtojnë imazhin e Kosovën në raport më ndërkombëtarët, ka shtuar se edhe ky vendim për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës dëmton imazhin e Kosovës
“..është një imazh i keq. Por ky prezantimi i imazhit të keq ishte edhe në Kuvend atëherë kur provokuan me dhunë. Imazh i keq është edhe intervenimi i njësive speciale në veri. Pra këto nuk janë gjëra të mira që promovojnë stabilitetin në vend. E sa më pak aferat korruptive që po dalin kohëve të fundit, si përgjimet. Në esencë kush është i involvuar dhe i përshirë në të imazhi i Kosovës bie në raport me ndërkombëtarë dhe në raport më promovimin r vendit si vend stabil. Si vend me prosperitet, si vend i cili më të vërtetë ka intence integrimin evropian”, ka theksuar Dreshaj.