Shemsedin Dreshaj, nga Aleanca për Ardhmërin e Kosovës(AAK), ka komentuar pune e qeverise Kurti 2 dhe mundësimin e rrëzimit të saj. Sipas tij, deputetët e qeverisë nuk janë duke i marrë parasysh propozimet e opozitës.
Dreshaj, ka thënë se “a asnjë iniciativë e cila vije nga deputetët e opozitës nuk gjene mbështetjen e deputetëve të pozitës dhe kjo është e dëmshme për demokracinë e Kosovës”.
Sipas tij, opozita do të duhet të bashkohet dhe t’i bëjë planet konkret për ta rrezuar qeverinë Kurti 2.
Kur është pyetur deputeti nga radhët e AAK-së se ka përçarje në Grupin Parlamentarë të Vetëvendosje, Dreshaj ka thënë se për këtë çështje ai nuk ka informacione dhe sipas tij, “deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje(LVV) janë unike kur po duhet për të votuar”.
Tutje ai ka sqaruar se në LVV numri i deputetëve ka filluar të zvogëlohet dhe kjo po shihet dhe neper seanca, ku ai ka vlerësuar se mund të këtë deputetët që nuk janë të kënaqur me pozicionin e tyre brenda LVV-së.
“Vetëm deputeti i LVV-së Fatmir Humolli, e ka bërë publikisht se do ta rishikojë pozicionin e tij ndërsa të tjerët jo”, ka shtuar ai.
Mos kalimi i ligjit për shëndetësinë Dreshaj, ka cilësuar si të gabuar pasi sipas tij “më mirë vend të këtë një ligj të keq sesa pa ligj fare”.
Ai ka thënë se çdo iniciativë e opozitës refuzohet në mënyrë arbitrare dhe nëse është mirë.