Dreshaj kërkon nga deputetët ta votojnë ligjin për pensionistët kontributdhënës

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë ligjin për pensionistët kontributdhënës

Shemsedin Dreshaj-AAK





Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ka kërkuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, ta votojnë në parim plotësim-ndryshimin e ligjit për Skemat Pensionale të Financuara nga Shteti, pasi është në rend dite në seancën e së enjtes.

Shemsedin Dreshaj nga kjo parti, në një konferencë për media, ka thënë se propozimi i iniciuar nga partia e tij parasheh që pensionet kontributdhënëse t’i gëzojnë të gjithë pensionistët, varësisht nga vitet sa kanë punuar para 1 janarit të vitit 1999.

Dreshaj ka kërkuar që të largohet kushtëzimi, pasi sipas tij, është diskriminuese që të njihet si pension kontributdhënës vetëm puna prej 15 vjetësh.

“Ligji për skemat pensionale të kontributdhënësve është ligj diskriminues, qytetarët e vendit që kanë kontribuuar me vite, nuk e gëzojnë të drejtën që të kenë një pension meritor”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka thënë që kjo padrejtësi duhet të largohet duke e votuar këtë plotësim-ndryshim të këtij ligji.

“Në këto ditë të rënda të krizës, sot kjo konferencë duhet të jetë si shtytje për opinionin dhe deputetët e vendit, të gëzojë mbështetjen e komplet parlamentit që kjo padrejtësi e bërë të largohet njëherë e përgjithmonë”.

 

 





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika