Dreshaj: Kosova është i vetmi shtet në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka thënë se Kosova është i vetmi shtet në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore

Shemsedin Dreshaj-AAK

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka kritikuar Qeverinë për sistemin e shëndetësisë, duke thënë se Kosova është i vetmi shtet në rajon dhe Evropë pa sigurime shëndetësore.

Në një konferencë për media, Dreshaj ka thënë se përkundër dyfishimit të buxhetit për këtë sektor, problemet po mbesin të njëjta.

“Shëndetësia sot me buxhet të dyfishuar vazhdon me probleme të njëjta dhe të cilat po shtohen disa ditës. Thuajse nuk ka ditë që nuk jemi në media për probleme, dështime e skandale nga më të ndryshmet. Premtimet e dhëna lidhur me shërbime cilësore në shëndetësi ende vazhdojnë, ndërsa ende vazhdojnë problemet e vjetra si ikja e personelit profesional shëndetësor, lista e barnave esenciale me probleme të njëjta, lista e pritjes në rritje e sipër, si në aspektin diagnostik dhe terapeutik, si për shembull në Ortopedi ka pacientë që për protezë të gjurit presin deri në 4 vjet”, ka thënë Dreshaj.

Ai ka kritikuar deputetët e mazhorancës për mosmiratim të Ligjit për shëndetësi, Ligjit për sigurime shëndetësore e Ligjit për sigurimet sociale.

“Shëndetësia është keq. Intervenimet duhet të jenë urgjente dhe të drejta. Qëllimi i kësaj konference është ftesë për mediat, shoqërinë civile, partitë politike në pozitë e opozitë, intelektualët dhe strukturat tjera vendore me influencë që të mos heshtin, të mos rrinë duar kryq por të mobilizohen dhe të kërkojnë urgjentisht veprime. Ky është shtet i yni”, ka thënë Dreshaj.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika