Dreshaj: Kosova, vendi i vetëm në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore

"Kosova është vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, me sa e di unë vetëm Somalia është në një situatë të ngjashme", ka deklaruar Dreshaj

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova është vendi i vetëm në rajon dhe në Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore.

Në seancën e së enjtes, Kuvendi i Kosovës po diskuton për gjendjen në shëndetësi dhe çështjen e sigurimeve shëndetësore me kërkesë të AAK-së.

“Kosova është vendi i vetëm në rajon e Evropë pa sigurime të mirëfillta shëndetësore, me sa e di unë vetëm Somalia është në një situatë të ngjashme”, ka deklaruar Dreshaj.

Sipas tij, zhvillimi i sistemit shëndetësor kishte filluar të ngjallte shpresë me miratimin e Ligjit për sigurime shëndetësore në vitin 2014.

“Por, fatkeqësisht ende pa filluar zbatimi i ligjit, në fillim të vitit 2016 fillon saga e plotësim-ndryshim të ligjit…”, ka vijuar ai.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika