Dreshaj: Menaxhimi i shëndetësisë pa strategji, më shumë se dy muaj nuk ka ministër

Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për mënyrën se si po e menaxhon sektorin e shëndetësisë

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së





Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, e ka kritikuar ashpër Qeverinë e Kosovës, në lidhje me siç e ka quajtur mungesën e menaxhimit të sektorit shëndetësor.

Dreshaj në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se secila qeveri që ka ardhur e ka përmendur shpesh shëndetësinë por veprime sipas tij kanë bërë pak.

Për Qeverinë aktuale ai tha se është pa strategji duke e kritikuar edhe mungesën e ministrit për këtë sektor.

“Pa strategji me veprime Ad-Hoc, pa ministër mbi dy muaj, me Ushtrues Detyre me menaxhimin e ShSKUK-së, me emërimin e UD-ve pa përvojë menaxheriale paraprake. Me rritje 4.4% të buxhetit përkundër inflacionit, me listë të pritjes mbi një vjet, me mungesë të barnave dhe me rritje simbolike ku çmimi i barnave është rritur 100% në treg të brendshëm”, ka thënë ai.

Dreshaj, theksoi se ika e profesionistëve shëndetësor është për shkak të pagave të ulëta si dhe për shkak të mungesës së sigurisë në punë.

“Me ikjen e profesionistëve vetëm 191 gjatë këtij viti me 362 mjekë të papunë, me mungesë të anestiozologëve, dhe rënies së programeve kirurgjike për shkak të mungesës së tyre, me kërcënim të mbylljes së klinikave siç është klinika e ORL-së. A është mirë? Jo”, ka thënë ai.

Deputeti i AAK-së, u shpreh se një numër i madh i klinikave e mbajnë atë emër edhe pse nuk kanë asnjë profesor brenda. Sipas tij për t’u quajtur klinikë duhet të kenë të paktën dy profesorë aty.





Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika