Dreshaj për rastin e foshnjës në Spitalin e Pejës: Përgjegjësia është tek Kryeministri

Një rast i rëndë dyshohet të ketë ndodhur javën e kaluar në Spitalin e Pejës, ku një foshnje e pajetë është futur në rrobalarëse. Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj ka thënë se përgjegjësia për këtë rast i takon Kryeministrit Kurti

Shemsedin Dreshaj, deputet i AAK-së

Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj ka thënë se përgjegjësia për rastin e një foshnjeje të vdekur që ishte hedhur në rrobalarëse para një jave në Spitalin e Pejës, i takon Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti

Mbrëmjen e së mërkurës së 22 dhjetorit, u raportua se një foshnje e vdekur ishte hedhur në rrobalarëse para një jave. Lidhur me rastin, në mesin e reagimeve të shumta, nuk mungoi as ai i Dreshajt. Ai ka thënë se sektori i Shëndetësisë në Kosovë të cilin e cilëson si “më vitalin”, ka mbetur në duart e askujt.

“Menaxhimi i dobët në shëndetësi, javë më javë e muaj për muaj është kah prodhon skena të ngjashme me filma horror. Paramendojeni një shtet, respektivisht një qeveri e cila nuk mund ta emërojë një ministër tash e 78 ditë. Sektori më vital i cili kujdeset për njerëzit që kanë më së shumti nevojë, ka mbetur në duart e askujt. Është e pafalshme që të ndodh një rast i tillë si ky në Pejë, e Qeveria e Kryeministri ende të hamenden për caktimin e udhëheqësit të sektorit të Shëndetësisë. Përgjegjësia është tek Kryeministri!”, thuhet në reagimin e tij.

Rastin për Portalin Dukagjini, e kanë konfirmuar nga Prokuroria e Pejës, duke bërë të ditur se pas marrjes së informatave, prokurorja e krimeve të rënda bashkë Inspektoratin shëndetësor kanë dalë në vend të ngjarjes.

Sipas Prokurorisë, rasti është në fazën hetimore derisa kanë shtuar se janë duke i pritur raportet e Inspektoratit për veprime të mëtutjeshme.

“Rasti ka ndodhur javën e kaluar. Me të pranuar informatat ka dalë në vend të ngjarjes prokurorja e krimeve të rënda së bashku me Inspektoratin shëndetësor. Janë ndërmarrë disa veprime, jemi në fazë hetimore dhe në pritje të raportit nga Inspektorati shëndetësor. Sot kemi konsultuar edhe prindin e foshnjës, prokurorja e çështjes ka pasur takim me të. Pasi t’i pranojmë raportet nga inspektorati do të vendosim për të”, thuhet në përgjigjen e Prokurorisë.

Nga Prokuroria nuk kanë dhënë më shumë detaje, duke u arsyetuar se janë duke u zhvilluar hetimet.

Si pasojë e këtij rasti, janë suspenduar shtatë punonjës të Spitalit të Përgjithshëm të Pejës, në mënyrë që hetimet të mos pengohen.

“Spitalit të Përgjithshëm në Pejë, me qëllimin që të bëjë hetime të papenguara dhe të detajuara për këtë rast, deri më tani ka suspenduar 7 punonjës të Spitalit të Përgjithshëm në Pejë dhe është duke zhvilluar procedurat disiplinore me qëllim të zbardhjes së tërë rastit”, thuhet në njoftim.

Ndërkaq, në njoftim thuhet se qytetarët do të njoftohen për detajet e ngjarjes dhe për masat që do të merren, të cilat janë të parapara me ligj.

Suspendohen 7 punonjës të Spitalit të Pejës për rastin e foshnjës së vdekur që u fut në rrobalarëse

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika