Deputeti i AAK-së, Shemsedin Dreshaj, ka deklaruar se Kosova nuk duhet të ketë frikë nga presidenca e Donald Trump-it, duke kujtuar se gjatë qeverisjes së tij, Ramush Haradinaj formoi ushtrinë e Kosovës.
Sipas Dreshajt, Kosova duhet të jetë në linjë me SHBA-në dhe të vazhdojë përmbushjen e detyrave të saj.
“Jo mendoj e nuk duhet të frikësohet. Duhet të mos harrohet se në kohën e qeverisjes së Trumpit Ramush Haradinaj e ka krijuar ushtrinë e Kosovës. Kosova duhet ta mat vetën se çfarë të veprojë ne duhet t’i kryejmë detyrat tona dhe duhet të jemi në trend dhe në vijë me SHBA-në. Kosova nuk është epiqendra e botës që të gjithë të sillen rreth saj e ne të mendojmë si të dirigjomë të tjerët”, ka theksuar ai.
Ai ka potencuar se kryeministri aktual duhet të kuptojë që “Kosova nuk është epiqendra e botës” dhe të jetë i kujdesshëm në bashkëpunimin me administratën e Trump-it, që pritet të jetë e kërkuese dhe sfiduese.
“Mendoj se kryeministri i ardhëm duhet të jetë aq i mençur sa të mendoj që Kosova nuk është epiqendra e botës, dhe të mendoj se ka kriza e kriza në botë sa të spostojnë Kosovën në një pozicion krejt tjetër. Unë mendoj se me administratën Trumo qeveria duhet të jetë mjaftë e kujdesshme, për shkak se presidenti i ardhëm i SHBA-së do të jetë mjaftë kërkues”, ka deklaruar Dreshaj.