Tashmë dihen kundërshtarët për garat evropiane për Dritën, Gjilanin dhe Llapin

Klubet e vendit tonë Drita, Llapi dhe Gjilani kanë mësuar rivalët në Ligën e Konferencës

Shorti i turneut të parë eliminator të Ligës së Kampionëve është hedhur në ora 12:00, ku klubet e vendit tonë kanë mësuar kundërshtarët e tyre.

Pas hedhjes së shortit ,klubi  FC Drita do të takohet me Inter Turkun nga Finlanda në kuadër të raundit të parë kualifikues të Ligës së Konferencës.

FC DRITA për shkak të sukseseve evropiane në edicionet e kaluara ka rritur koeficientin dhe ishte në mesin e skuadrave bartëse në short.

FC Drita VS Inter Turkun

Ndërsa KF Llapi  ndeshjen për Ligën e Konferencës do të ndeshët me FK Budućnost Podgorica

KF Llapi VS FK Budućnost Podgorica

Ndeshja e parë do të  zhvillohet më 7 korrik kurse ajo e kthimit më 14 korrik.

Si dhe në fund SC Gjilani do të luajë ndaj FK Liepaja së Letonisë, një short më i favorshëm për Gjilanin se sa për rivalin e  tyre lokal Dritën.

SC Gjilani VS FK Liepaja

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika