Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, ka uruar besimtarët myslimanë me rastin e festës së Fitër Bajramit.
Abazoviq është parë në xhami, së bashku me qytetarët e Ulqinit ku kanë falur namazin e Fitër Bajramit.
Përmes një postimi në Facebook, Abazoviq ka uruar duke thënë që shpreson se “Bajrami të na frymëzojë me empati për ta bërë shoqërinë më tolerante”.
“Reisi i Bashkësisë Islame, Rifat Fejziq dhe të gjithë ata që festojnë, dëshiroj ta mirëpresin me shëndet, shpirt të pastër dhe zemër plot duke përhapur vazhdimisht idenë e paqes dhe solidaritetit”, ka shkruar ai.
Abazoviq mori postin e kryeministrit të Malit të Zi të enjten.