Dritan Abazoviq letër drejtuar presidentit ukrainas Zelensky

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq me fjalë të mëdha për presidentin e Ukrainës. Ai i ka ofruar mbështetjen e vendit të tij për popullin e Ukrainës

Kryeministri i Malit te Zi, Dritan Abazoviq

Qeveria e Malit të Zi përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për letrën mbështesë që Abazoviq i ka dërguar presidentit të Ukrainës, Volodymir Zelensky-it.

I pari i qeverisë malazeze, ka thënë se vendi i tij mbështet Ukrainën dhe popullin e saj.

“Me kuraje dhe dinjitet të pamatshëm, njerëzit tuaj dhe ju personalisht mahnitni gjithë botën”, është shprehur Abazoviq.

Me tej ai ka shtuar duke thëne se “në këtë çmenduri brutale dhe të paprovokuar të luftës, Ukraina po mbrohet kundër agresionit rus, jo vetëm atdheun e saj, por gjithë Evropën, si dhe vlerat dhe normat demokratike të qytetërimit, të cilat janë themeli i botës moderne.”

Gjithashtu, ai shprehi mbështetjen dhe ndihmën e plotë të shtetit të Malit të Zi për strehimin e bashkështetasëve të Zelensky-t.

Për fund, Abazoviq në postimin e bërë në rrjetin social Twitter ka shkruar se “Ne jemi në dispozicion për të ndarë përvojën praktike në procesin e negociatave në një mënyrë që është e pranueshme për ju. Shpresoj që biseda jonë e ardhshme telefonike do të ndihmonte në identifikimin e mundësive të mëtejshme. Ju lutem pranoni shprehjet e vlerësimit tim më të lartë”.

Kjo deklaratë e radhitë Malin e Zi përkrah shteteve perëndimore, si Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Britania e Madhe dhe Gjermania i kanë premtuar armatim Ukrainës për të luftuar agresionin rus që po terrorizon gjithë botën. Ndërsa kjo deklaratë e lë të vetmuar Serbinë e cila është duke luajtur lojë të dyfishtë diplomatike.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika