Dritan Maqkaj, talenti i radhës që vendos të luajë për Kosovën

Futbollisti 18-vjeçar, Drtian Maqka, ka vendosur të luaj për Kombëtaren e Kosovës. Gjatë dites së shtunë ai është takuar me presidentin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, dhe drejtorin e Kombëtares së Kosovës, Muharrem Sahiti

Dritan Maqka dhe Presidenti i FFK-së, Agim Ademi





Talenti i Eintracht Frankfurtit, Dritan Maqka, nga dita e shtunë e 9 tetorit do të jetë anëtari më i ri i Kombëtares së Kosovës.

Futbollisti 18-vjeçar me prejardhje nga Kosova, i lindur në Gjermani, deri më tash ka qenë pjesë e ekipit kombëtar gjerman U18, por tani e tutje ka vendosur t’i mbrojë ngjyrat e Kombëtares së Kosovës.

Federata e Futbollit të Kosovës nëpërmjet një njoftimi kanë bërë të ditur se Dritan Maqka të shtënë është takuar me presidentin e kësj federate, Agim Ademi, dhe drejtorin e Kombëtares, Muharrem Sahiti.

Drejtorin i Kombëtares së Kosovës Muharrem Sahiti, Dritan Maqkaj dhe presienti i FFK-së, Agim Ademi

Maqkaj luan si anësor i majtë në ekipin u19 të Eintracht Frankfuritit, “i cili tash e sa kohë ka qenë nën përcjelljen e përfaqësuesit të FFK-së në Gjermani, Fekmi Kongjeli”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Ai fillimisht pritet të luajë për Kombëtaren U21, derisa duke pasur parasysh potencialin e tij të madh, në të ardhmen e afërt pritet të jetë edhe pjesë e Kombëtares A.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika