Drogat sintetitke në shkolla, çka thonë të dhënat e policisë?

Policia e Kosovës gjatë këtij viti është marrë me 27 raste ku nxënësit në shkolla ose rreth saj janë kapur duke abuzuar me substanca narkotike. Shqetësim për këtë ka ngritur edhe Agjencia e Kosovës për Inteligjencë, sidomos për përdorimin e drogave sintetike në shkollat e vendit

Mes çështjeve që kanë hyrë në radarin e Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, ishin edhe narkotikët.

Konkretisht, sipas kryetares së komisionit që mbikqyr këtë institucion, Ganimete Musliut, bëhet fjalë për drogat sintetike, shkaku i prezencës së madhe të tyre në hapësirat e institucioneve arsimore.

Televizioni i ka kërkuar të dhëna Policisë së Kosovës për rastet që lidhen me përdorimin e narkotikëve në shkolla, konkretisht atyre sintetike.

Por në përgjigjen e tyre, ky institucion kanë ofruar të dhëna për rastet e përgjithshme.

 dhe kanë treguar që gjatë këtij viti ata janë marr me 27 raste të tilla.

“Rastet në afërsi të shkollave, shkolla dhe përreth tyre ne periudhen e vitit 2024 janë qenë 27 , 23 raste posedim  dhe 4 trafikim me narkotik, 36 persona të arrestuar, një në arrati, konfiskimet 3  pako rizlla, 1 grinder , 2 thika, 40  Euro. Ndërsa, sasitë e konfiskuara në kuadër të urdhrit operativ “Siguria në shkolla” dhe ,,Siguria dhe stop drogave në shkolla” gjatë vitit 2024 janë: 92.13 gr marihuanë, kestazi 1.71 gr”=Policia e Kosovës.

Shifrat e këtij viti, tregojnë për nivel dukshëm më të ulët të narkotikëve të gjetura, por edhe numrit të personave të arrestuar.

Por edhe sasia dhe llojet e narkotikëve të kapura, kanë dallim të madh ndërmjet dy viteve, dukshëm më të ulët gjatë këtij viti.

Pavarësisht këtyre shifrave, në qendrën për parandalimin e abuzimit me droga, Labyrinth, thonë se edhe përbërja e narkotikëve është edhe më problematike.

“Kanë filluar me të madhe të përdorën, edhe pse përpara janë përdorur por tash kanë fillu me u shpërnda me të madhe dhe me shpejtësi drogat e tilla, psh: ekstazia dhe në Kosovë ekstazia nuk është më e njejtë sikur para 10 viteve”, ka thënë Safet Blakaj – Qendra “Labyrinth”.

Televizioni ka pyetur Ministrinë e Arsimit nëse do të ndërrmarrin hapa për parandalimin e këtyre dukurive por ata nuk kanë kthyer përgjigjie.

Në gjimnazin “Eqrem Qabej”në kryeqytet, thonë se nuk kanë pasur kërkesa nga institucionet e nivelit qendror, që të merren hapa për t’i kushtuar hapësirë parandalimit por ai thotë se shkolla këtë e bën vet.

“Nuk kemi pasur diçka konkrete që të nxiteshim për debate nga institucionet gjegjëse të arsimit, të sigurisë herë-herë kemi…”, ka thënë Shemsedin Beqiri – Gjimnazi “Eqrem Qabej” .

Vitin e kaluar policia kishte hapur gjithsej 80 raste që përfshinin posedimin e narkotikëve ose trafikimin e tyre, me gjithsej 103 persona të arrestuar.

Ndërkohë gjatë këtij viti, deri në këtë periudhë policia, në hapësirat e shkollës dhe përreth saj ka të regjistrura gjithsej 27 raste, me 36 të arrestuar për veprat e njëjta.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika