Dua Lipa, artistja e parë femër që thyen rekord në Spotify

Ylli kosovar, Dua Lipa shkruan histori duke u bërë artistja e parë që arrin 10 miliardë transmetime në platformën Spotify

Dua Lipa, këngëtare





Këngëtarja me famë botërore me prejardhje nga Kosova, Dua Lipa  vazhdon me sukseset e saj të njëpasnjëshme duke prekur majat e industrisë muzikore.

Këngëtarja kosovare tani ka arritur një tjetër sukses duke thyer një rekord në platformën e transmetimit të muzikës, Spotify.

Tri herë fituesja e çmimit “Grammy”, ka hyrë në historinë e platformës Spotify, pasi albumi i saj “Dua Lipa full edition” ka kaluar shifrën 10 miliardë “streams”.

Kështu, ajo bëhet artistja e parë femër, albumi i së cilës arrin këtë shifër rekord, dhe është albumi i tretë më i dëgjuar në “Spotify”.

Foto e postuar nga Dua Lipa në rrjetin social Instagram

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Dua nëpërmjet rrjetit social Instagram, ku e ka ndarë në “InstaStory” nga një llogari e fansave të saj.

Në postim thuhet: “Dua Lipa (Complete Edition)” ka kaluar 10 miliardë “streams” në Spotify.

Gjithashtu, artistja me origjinë kosovare është edhe femra e parë në historinë e Spotify që ka dy albume me mbi 5 miliardë transmetime.





Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika