Dua Lipa bashkëprezantuese e “Met Gala”

Ngjarja e bamirësisë që organizohet çdo vit të hënën e parë të muajit maj, do të prezantohet nga Dua Lipa, Michaela Coel, Penélope Cruz, Roger Federer dhe Anna Wintour

Dua Lipa

Dua Lipa, Penélope Cruz, Michaela Coel dhe Roger Federer, janë prezantuesit e Met Gala për vitin 2023.

Revista prestigjioze “Vogue” e ka zbulura personazhet mikpritëse të kësaj mbrëmje të rëndësishme bamirësie.

Dua Lipa, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, e ka konfirmuar në profilin e saj zyrtar në Instagram, pjesëmarrjen e saj si bashkëprezantuese e Met Gala 2023.

Ajo kur e kumtoi lajmin, shkroi se ishte e emocionuar për këtë rol.

Ngjarja e modës që vjen si traditë çdo të hënë të para të muajit maj këtë edicion ka si temë një linjë të bukurisë që i bën homazh një prej ikonave të modës që u nda nga jeta Karl Lagerfeld dhe deri më tani është zbuluar edhe ekspozita e kuruar nga bashkëpunëtorja e Lagerfeld, Amanda Harlech, ku do të paraqiten 150 punime e projekte të këtij emri të madh të botës së modës.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika