Dua Lipa bëhet pjesë e një dokumentari të Disneyt

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa do të shfaqet në serinë e ardhshme dokumentare të “Camden” nga Asif Kapadia

Këngëtarja me rrënjë nga Kosova, Dua Lipa do të luajë në serialin e ri dokumentar “Camden”, i cili po drejtohet nga regjisori fitues i Oskarit, Asif Kapadia.

Seria e cila përqendrohet në ndikimin e lagjes së famshme Camden të Londrës do të vërë gjithashtu në qendër të vëmendjes artistë si Chris Martin të Coldplay, Mark Ronson, Boy George dhe Black Eyed Peas.

Episodet individuale do të drejtohen nga Toby Trackman, Yemi Bamiro dhe bashkë-regjisorja Sarah Lambert.

Planet për të bërë dokumentarin u bënë të ditur të mërkurën (23.08.23) në Festivalin e TV të Edinburgut, sipas The Hollywood Reporter.

Dua Lipa

Dua ka lindur dhe është rritur në Londër, por familja e saj vjen nga Kosova dhe ylli i popit më parë pohoi se kjo është një “pjesë e madhe” e identitetit të saj.

Mediat ndërkombëtare e kanë quajtur Duan bukuri brune e cila jetoi në Kosovë gjatë adoleshencës së saj ndërsa e kanë cituar atë të ketë thënë për WSJ: “ Është një pjesë kaq e madhe e asaj që jam. Duke pasur parasysh prindërit e mi dhe mënyrën se si ata erdhën në Mbretërinë e Bashkuar, [situata e refugjatëve] ka qenë gjithmonë diçka që është me të vërtetë pranë zemrës sime”.

Dua Lipa

Lipa ka theksuar se “Lexova shumë komente nga njerëz që më thoshin se nuk kam vend, nuk kam identitet, Kosova nuk ekziston. Kam jetuar në Kosovë, i njoh jetët që kanë humbur gjatë luftës. Pra, që dikush të më mohojë identitetin dhe përvojën time, është e vështirë për mua të qëndroj prapa dhe të mos flas për këtë. Pra, kjo është diçka që do ta bëj gjithmonë”.

 

Shija e redaktorit

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

“Debat Plus” prinë bindshëm, pakontestueshëm emisioni më i shikuar politik...

Mbi 15 mijë respodent i janë përgjigjur Exit Poll të realizuar nga UBO Consulting e të porositur nga Televizioni Dukagjini. Saktësia e këtij “Exit...

Të fundit nga rubrika