Në natën më të madhe të muzikës, të dy këngëtaret i mahnitën shikuesit me fustane të ndryshme në tapetin e kuq. Këngëtarja Megan Thee Stallion u shfaq në çmimet e 64-të vjetore Grammy me një fustan leopardi, ndërsa Dua Lipa me një fustan Versace të zezë dhe dekorime ngjyrë ari. Por, gjatë mbrëmjes, Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion veshën të njëjtën veshje Versace në Grammy 2022.
Kështu, kur Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion dolën në skenë me veshje, pothuajse identike, ishte padyshim një gjë gazmore për të pranishmit.
“Më thanë se do të kisha ekskluzivitetin”, tha Dua Lipa Dhe po ashtu shtoi se “Do të më duhet të flas me Donatellën”. Në atë moment, stilistja doli në skenë, grisi pjesë të kostumeve të këngëtareve dhe i ristiloi ato me një shpejtësi të paparë.
Kjo gjë kishte ndodhur edhe në MTV Video Music Awards 1998, kur Mariah Carey dhe Whitney Houston dolën me një gjë të ngjashme. Ashtu si Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion, Carey dhe Houston u paraqitën me fustane të ngjashme. Të dyja bënë shaka se fustani i tyre ishte i veçantë, përpara se Carey të griste një pjesë të fundit të saj për ta bërë veshjen e saj më unike.
Pjesa gazmore u rikrijua edhe për Grammy 2022, por këtë herë, Dua Lipa dhe Megan Thee Stallion morën ndihmën e stilistes, Donatella Versace. Pasi foli për mënyrën sesi të dyja menduan se morën një fustan të veçantë nga Versace, stilistija u ngrit në skenë për të rregulluar situatën, ajo më pas i hoqi të dyja fundet e tyre të gjata, për t’i dhënë seciles një dizajn të ri asimetrik.
Fituesit e mëdhenj të Grammy Awards 2022 përfshijnë mes të tjerëve Jon Batiste dhe Olivia Rodrigo.
Ndërsa Megan e cila ishte e nominuar në, gjithsej, katër kategori, triumfoi në tri prej tyre duke i fituar çmimet: “Artistja më e mirë e re”, “Kënga më e mirë rep” dhe “Performanca më e mirë rep”, për hitin e saj “Savage”.