Dua Lipa: Duhet të ketë më shumë ndjeshmëri për emigrantët

Në një intervistë për "The Sunday Times", Dua Lipa ka reaguar edhe për mënyrën sesi qeveria dhe ministrat britanikë kanë folur rreth emigrantëve shqiptarë

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e lënduar për mënyrën sesi ministrat britanez janë shprehur për emigrantët shqiptar.

Dua Lipa në një intervistë për The Sunday Times, mes shumë të tjerave ka reaguar edhe për mënyrën sesi qeveria dhe ministrat londinezë kanë folur rreth emigrantëve shqiptarë. Reagimi i saj vjen pasi sekretarja e brendshme, Suella Braveman, kohë më parë i ka cilësuar emigrantët shqiptarë si “kriminelë”.

Lidhur me deklarimet e Braveman, kishte reaguar edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama, duke kritikuar qeverinë e Rishi Sunak se ai po përdor qytetarët e vendit të tij si koka turku për politikat e dështuara të imigracionit.

“Kur dëgjon qeverinë duke folur për shqiptarët, dhemb, është dritëshkurtër… por është mënyra se si mendojnë shumë njerëz”,  tha ajo gjatë intervistës.

“Të gjitha ato fjalë të hedhura rreth emigrantëve? Gjithmonë kam ndjerë se Londra ishte një bashkim.”, theksoi Lipa.

Sipas këngëtares me origjinë shqiptare, Dua Lipa, emigrantët fitojnë duke punuar shumë dhe marrin vende pune.

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa flet rreth shqiptarëve, kohë më parë ajo kërkoi liberalizimin e vizave për Kosovën.

Shija e redaktorit

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Rama uron Kurtin me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së...

Kryeministri i Republikë së Kosovës, Albin Kurti ka pranuar urime nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama me rastin e 17-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë...

Të fundit nga rubrika