Dua Lipa e mbështet protestën në Prishtinë kundër dhunës ndaj grave

Dua Lipa nëpërmjet një postimi në Instagarm ka mbështetur protestën e së mërkurës, e cila ka ardhur si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit së 11-vjeçares, nga pesë burra në Prishtinë

Ylli i pop muzikës, Dua Lipa, nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram ka shprehur mbështetjen e saj ndaj protestës së mbajtur të mërkurën, protestë e cila ka ardhur si rrjedhojë e raportimeve të shpeshta të dhunimit seksual ndaj vajzave dhe grave, në veçanti, të rastit të dhunimit së 11-vjeçares, nga pesë burra në Prishtinë.

Ajo këtë mbështetje e ka bërë të ditur nëpërmjet një foto ku shihen protestuesit me një panakartë ku shkruan “Mbrojtje për vajzat dhe gratë”.

Postimi i Dua Lipa-s në Instagram

 

Gjithashtu, “Boll ma”, “Përdhunuesit në burg”, “Nuk ka dështu nana, ka dështu shteti”, “Bashkohuni kundër dhunës”, “Bashkohuni kundër pedofilisë”, ishin disa nga pankartat që protestuesit i mbanin në duar gjatë protestës.

Në këtë protestë pjesë marrës ishin mijëra njerëz, duke përshirë edhe fytyra publike e pjesëtarë të shoqërisë civile.

Protestuesit patën edhe tri kërkesa për institucionet. Kërkuan krijimin e mekanizmave efektiv për trajtimin me dinjitet për të mbijetuarat e dhunës seksuale, trajtimin e drejtë të rasteve të dhunës ndaj grave dhe dënime meritore për abuzuesit si dhe legalizimin dhe përdorimin e gazit irritues për vetëmbrojtje.

Protesta kundër dhunimit seksual – “Boll ma”, “Prokuroria i ka duart me gjak”

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika