Dua Lipa: Jam krenare dhe e lumtur që jam në shtëpinë time

Megjithëse shprehi pakënaqësit e saj në lidhje me vendndodhjen e paplanifikuar të festivalit, Dua ka falenderuar të gjithë për mikëpritjen

Dua Lipa

E bukur, elegante e me shumë stil, si çdo herë ajo u paraqit edhe sot, para mediave bashkë me babain e saj Dukagjin Lipa.

Dua para nisjes së festivalit “Sunny Hill” u shpreh shumë e lumtur që është duke e organizuar këtë festival në vendin e saj, madje duke theksuar që Festivali është ëndërr e madhe për të.

Ajo gjithashtu tregoi se çfarë i’a morri sot gjithë vëmendjen gjatë ditës, duke shtuar që edhe veshja që ka përzgjedhur sonte do jetë shumë unike.

Ndërsa babai i këngëtares së njohur, Dukagjin Lipa falenderoi të gjithë për përkrahjen, derisa tha se planet e fondacionit janë ndalur për dy vjet për shkak të pandemisë.

Lipa gjithashtu u shpreh se Gërmia nuk ka qenë dëshirë e tyre që ta mbajnë festivalin aty, kjo pasi e vështirë të organizohet një festival me përmasa të tilla në atë vend.

Në këtë konferenë për media i pranishëm ishte edhe Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili falenderoi Duan që po sjell një festival kaq të madh në Prishtinë, ku më pas shtoi se “Dua nuk na ka nevojën neve, por ne Duas”.

 

Aty poashtu u nënshkrua edhe marrëveshja për ndërtimin e Sunny Hill Foundation mes kryetarit, Përparim Rama, këngëtares Dua Lipa dhe babait të saj Dukagjin Lipa.

Ylli kosovar me famë boterore, Dua Lipa, do të performojë në Prishtinë në natën e parë të festivalit “Sunny Hill”, ku përgjaë netëve në vazhdim do jenë edhe emra shumë të mëdhenj botëror, sikurse Diplo, Skepta, J Balvin e të tjerë.

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika