Dubois poshtëron Joshuan, gjyqtari ndërpret duelin

Daniel Dubois si një kampion në fuqi i IBF e ka mbrojtur këtë titull pas një fitoreje të madhe që mori ndaj bashkëkombasit të tij Anthony Joshua.

Raundi i parë u dominua bindshëm nga Dubois i cili i dhuroi Joshuas një goditje të fuqishme me të djathtën e cila e tronditi atë.

Goditja ishte aq e fortë sa që Joshua ra në gjunj por fatmirësisht për të përfundoi koha e raundit dhe kështu i shpëtoi më të keqes.

Dubois mori një avantazh që në fillim të kësaj sfide dhe Joshua u mundua që të rikuperohej nga raundi i parë, por në fakt Dubois i dhuroi atij një goditje tjetër kësaj radhe me të majtën.

Në raundin e tretë si pasojë e goditjeve të njëpasnjëshme Joshua sërish u rrëzua në ring por sërish atë e shpëtuan litarët dhe gongu.

E njëjta ndodhi edhe në raundin e katërt por kësaj radhe Joshua nuk ia doli që të marrë veten pas goditjes së fuqishme që i dha Dubois duke detyruar gjyqtarin që t’i jap fund duelit.

Kështu Dubois një meç të cilin e dominoi që nga raundi i parë me plotë meritë merr fitoren dhe ruan titullin si kampion i IBF-së/Telegrafi

Shija e redaktorit

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Osmani pas takimit me zëvendës-sekretarin amerikan: Kosova dhe SHBA-të do...

Presidentja Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Zëvendës-Sekretarin amerikan të Shtetit për Menaxhim dhe Resurse, Richard Verma. Osmani pas takimit me zëvendës-ndihmës amerikan tha...

Të fundit nga rubrika