”Dueli Botëror” në RTV Dukagjini, nga ora 22:30 sjell analizën e ndeshjeve të botërorit “Katar 2022”

RTV Dukagjini do të sjell emision special për Kampionatin Botëror 2022, “Dueli Botëror”. Në këtë emisionin do të ketë figura të ndryshme nga arena e politikës, sportit e artit

Moderatorët e "Duelit Botëror", Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.

Më 20 nëntor zyrtarisht fillon Kampionati Botëror “Katari 2022”, dhe në Televizionin Dukagjini do të nis emisioni më i ri me shumë risi deri në finalen e madhe të Kupës së Botës.

Televizioni Dukagjini, do të sjell për teleshikuesit e tij emision special i cili do të transmetohet çdo mbrëmje drejtpërdrejtë me fillim prej orës 22:30.

“Dueli Botëror” do të ia filloj që nga e shtuna e 19 nëntorit dhe do zgjasë deri në në finalen e madhe të Kupës së Botës. Për këtë fillim, pra në ditën apo natën e parë mysafirë do të jenë aktori, Aban Rexhaj, ish-deputeti, Fisnik Ismajli, moderatorja Marisa Hoti, Stivi Frashëri nga FC Ballkani dhe Lavdim Pireva nga Telegrafi Sport.

Ndërkaq, pjesë e emisionit do të jenë edhe trajnerët më të suksesshëm dhe më të njohur në vend; Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi.

Bylbyl Sokoli, Afrim Tovërlani dhe Ismet Munishi

Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika