Me fillim nga ora 22:30 edhe të shtunën si në çdo natë tjetër vazhdon emisioni “Dueli Botëror” që i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, të ftuar janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.
Ndërsa, krahas tyre të ftuar do të jenë Kushtrim Reshitaj, prezantues dhe Burim Piraj, afarist dhe tifoz i futbollit
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.
Kjo është nata tetë e këtij emisioni, i cili do të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.