“Dueli Botëror” vazhdon sonte me një super panel

Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm në panel sonte janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani. Të ftuar gjithashtu janë edhe Kaltrina Ajeti, moderatore, Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit dhe Resul Sinani, moderator


Sikur në çdo natë tjetër edhe sonte me fillim nga ora 22:30 në RTV Dukagjini fillon emisioni “Dueli Botëror” që i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, në panel sonte janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.

Të ftuar gjithashtu janë edhe Kaltrina Ajeti, moderatore, Xhafer Gashi, kryetar i komunës së Obiliqit dhe Resul Sinani, moderator.

Krahas diskutimit të ngjarjeve sportive, sonte vazhdon edhe turneu në sony playstation në FIFA 2023 i njohur tashmë si “Botërori i Dukagjinit”.

Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.

Kjo është vetëm nata e tretë e këtij emisioni, i cili do të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.

Shija e redaktorit

 Themelorja lë në fuqi aktakuzën ndaj dy ish-ministrave Endrit Shala...

Gjykata Themelore në Prishtinë ka refuzuar kërkesat për kundërshtim të provave dhe për hudhje të aktakuzës, të parashtruara nga mbrojtja e dy ish-ministrave të...

Ambasada britanike për njohjen e Kosovës nga Sudani: Një moment...

Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Prishtinë përmes një postimi në Facebook e ka uruar Kosovën për njohjen e marrë nga shteti afrikan, Sudani. Ambasada...

Sudani e njeh pavarësinë e Kosovën

Sudani, shtet në verilindje të Afrikës, e ka njohur pavarësinë e Kosovës të shtunën. Lajmin për njohjen e Kosovës nga Sudani e ka dhënë e...

Të fundit nga rubrika