Me fillim nga ora 22:30 edhe sonte si në çdo natë tjetër vazhdon emisioni “Dueli Botëror” që i kushtohet Kampionatit Botëror “Katari 2022”.
Për të diskutuar rreth futbollit dhe jo vetëm, të ftuar janë tre trajnerët e njohur, Bylbyl Sokoli, Ismet Munishi dhe Afrim Toverlani.
Teksa, krahas tyre do të jenë edhe Hisen Berisha, deputet, Ardian Hoxha, tifoz i futbollit dhe Pajtim Krasniqi apo i njohur ndryshe si DJ PM.
Ky spektakël do të drejtohet nga Ndrec Gjonaj, Erza Brahushi dhe Kadrie Canolli.
Kjo është vetëm nata e gjashtë e këtij emisioni, i cili do të ju shoqërojë deri në finalen e madhe të Kampionatit Botëror që zhvillohet me 18 dhjetor.