Dugolli flet për tenderin e pretenduar me kompaninë ruse

Dugolli ka folur mbi tenderin e pretenduar që një nga institucionet e Kosovës thuhet të ketë lidhur me Rusinë

Enver Dugolli, i ftuar në emisionin “Five”, në RTV Dukagjini, ka thënë se nuk i është dhënë asnjë informacion zyrtar që Ministria e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike të ketë lidhur marrëveshje me një kompani e cila importon derivate me origjinë ruse.

Zëvëndës kryetari i Komisionit për Çështjet dhe Sigurinë e Kosovës nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka thënë se i gjithë informacioni që ka është vetëm ai i lexuar nga portalet.

“Nëse është e vërtetë, për një gjë e tillë do të duhej të deklaroheshin përgjegjësit se pse do të lidhnin marrëveshje me një kompani ruse”, ka thënë Dugolli, duke shtuar se një veprim i tillë është kundër ligjeve të miratuara nga Qeveria e Kosovës.

Dugolli ka thënë se do të angazhohen në hetimin e kësaj çështjeje duke shtuar se Administrata e Shtetit do të duhej të tregohej më e kujdesshme për një vendim i cili është kundër sanksioneve që Qeveria e Kosovës i kishte vendosur Rusisë.

Kosova vendos sanksione të reja ndaj Federatës Ruse dhe Bjellorusisë

Enver Dugolli është deputet i Lëvizjes Vetëvendosje që nga viti 2018, e njëherësh edhe anëtar i Këshillit te Përgjithshëm.

Shija e redaktorit

Nesër, shtëpia botuese “Dukagjini” promovon librin “Shumica e poezive” nga...

Libri “Shumica e poezive” nga autori Tom Lanoye do të promovohet nesër, më 28 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në librarinë “Dukagjini”...

Ushtria amerikane numër 1 në botë, FSK e fundit në...

Kosova është me fat, sepse miku më i madh i saj, Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten bindshëm larg fuqia më e madhe ushtarake...

Shtëpia botuese “Dukagjini” nesër promovon librin “Aneta: një epos heroinash”...

Për të gjithë ju, dashamirë të librit, ju njoftojmë që shtëpia botuese “Dukagjini, më datë 21 shkurt, ditën e premte, në orën 18:00, në...

Të fundit nga rubrika