Dugolli i dërgon shkresë prokurorit të Gjykatës Speciale, i ofron prova shtesë për masakrën e Dubravës

Deputeti i Lëvizës Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enver Dugolli, njëherësh i mbijetuar i masakrës së Dubravës, ka ofruar prova se Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera nga forcat serbe gjatë masakrës së Dubravës, dhe se sipas tij, prokurori i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast.

Ai ka bërë të ditur se i ka dërguar shkresë prokurorit të specializuar, Alex Whiting, duke i ofruar argumente shtesë në lidhje me juridiksionin lëndor për masakrën e Dubravës.

Shkresa e Dugollit e cila i është dërguar prokurorit të specializuar Alex Whiting

“Sot prapë i kam dërguar në shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykata Speciale, se i takon juridiksionit lëndor”, ka thënë ai.

“Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokurori i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, ka vijuar Dugolli.

Dugolli është shprehur se nuk do të pushojë asnjëherë së kërkuari drejtësi për viktimat e masakrës së Dubravës.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika