Dugolli: Këto krisma me shishe po trazojnë dëshmorët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, teksa ka kërkuar që të ndërpriten zhurmat e krijuara nga opozita, ka thënë se të njëjta po trazojnë dëshmorët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Pas bojkotimit të deputetëve të opozitës të cilët kanë filluar që me goditje të tavolinave, e fishkëllima të krijojnë zhurmë, me qëllim që t’i pamundësojnë punimet e Kuvendit të Kosovës, deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, ka kërkuar që të njëjtat të ndërpriten.

Ai, teksa ka përmendur Ditën e Dëshmorëve, ka kërkuar që të njëjtit të nderohen, ngase siç thotë ai, dëshmorët nuk duan zhurma.

“Sot është Dita e Dëshmorëve, prandaj kolegë ju lutem përgjegjësi, sepse dëshmorët kërkojnë nderim, ata janë e kaluara jonë, e ardhmja jonë, të paktën ndërpritni këto zhurma, sepse dëshmorët nuk duan zhurma” ka thënë Dugolli.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli

Deputeti i LVV-së ka thënë se opozita duhet të heshtë e të mos krijojë krisma.

Ai potencoi se këto krisma me shishe, po trazojnë edhe dëshmorët.

“Historia jonë është e lavdishme sepse kemi dëshmorë, është e madhe sespe kemi dëshmorë, historia jonë nuk do të harrohet e nuk do të shlyhet sepse kemi dëshmorë, të gjitha i kemi arritur e po arrijmë falë gjakut të tyre, prandaj të paktën kolegë nga opozita të paktën një minut, dy minuta heshtni sepse po i trazoni edhe dëshmorët”, vazhdoi ai.

“Dita e Dëshmorëve nuk përkujtohet me zhurma e krisma, krismat – dëshmorët i patën dëgjuar në momentin e fundit të jetës së tyre, krisma nga armiku, por jo edhe me shishe në tavolinë”, shtoi ai.

Pavarësisht kësaj kërkese, opozita ka vazhduar të pengojë mbajtjen e seancës.

Partitë opozitare këtë po e bëjnë si shenjë revolte për mosthemelimin e komisionit hetimor parlamentar për energji.

Në kohën kur deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Artan Abrashi mori fjalën, deputetët e opozitës filluan të krijojnë zhurmë që t’ia ndalin fjalën deputetit në fjalë.

Kjo mënyrë e shprehjes së revoltës ka zgjatur për disa minuta pa u ndalur fare.

Me goditje të tavolinës e fishkëllima, deputetët e opozitës po e bojkotojnë punën e kuvendit

Shija e redaktorit

Hysni Gucati, kryetar i ri i OVL-UÇK-së

Delegatët Kuvendi i pestë zgjedhor i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ia kanë besuar një mandat 4 vjeçar Hysni...

Walker: Ajo çka ndodhi në Reçak, ndryshoi Ballkanin

Ish-shefi i Misionit Verifikues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William G. Walker, ka rikujtuar masakrën së Reçakut, duke e cilësuar atë si një moment...

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker...

Edhe pak ditë na ndajnë nga dita kur libri “Reçak: Historia e një krimi lufte” nga William Walker-i do të shohë dritën e botimit,...

Të fundit nga rubrika